Harden u përjashtua, por Embijd ia hodhi pasi goditi me bërryl

Çarls Barkli, njëra nga legjendat e NBA-së, ishte kritik me arbitrat që morën dy masa të ndryshme për dy yje të Filadelfias. Nëse Xhejms Harden u përjashtua me faull teknik në ndeshjen ndaj Bruklinit pasi goditi me bërryl lojtarin vendas, Rojs O’Nill. Zhoel Embijd bëri të njëjtën gjë thuajse në të njëjtin vend, por gjyqtarët i dhanë vetëm faull flagrant të nivelit të parë. Nëse do të kishte qenë i nivelit të dytë, Embijdi do të ishte përjashtuar. Barkli tha se faulli i Embijdit ishte më i rëndë sesa ai i Drejmond Grinit që u përjashtua nga ndeshja dhe u pezullua.

Sfidanti.al