I pari është presidenti i klubit dhe për momentin thuhet se ai do të jetë shef ekzekutiv në detyrë, deri në gjetjen e një zgjedhjeje përfundimtare. Jemi në fushën e hipotezave, pra me një Oliver Kahn të shkarkuar tek Bajerni, ndërsa në Mynih mendohet pasardhësi. Sipas gazetarëve, Kahn humbi besimin e punëdhënësve, pra të bordit drejtues dhe të anëtarëve të asamblesë së klubit. Mendohet që Herbert Hainer të jetë në detyrë përkohësisht, që Uli Hënes të kthehet, por ka edhe një mundësi, që Filip Lahm të bëhet shef ekzekutiv, ndonëse ai është i angazhuar me kombëtaren e Gjermanisë.
Sfidanti.al