Alegri: Mos harroni se Sportingu eliminoi Arsenalin!

Është mbrëmja që do të vendosë. Një ditë pas Championsit, edhe Liga e Europës do të përcaktojë katër skuadrat gjysmëfinaliste, ndërsa tre prej sfidave janë tepër të forta. Juventusi, ndërsa është mjaft i shpërqëndruar për shkak të çështjeve gjyqësore, do të kërkojë të mbrojë epërsinë 1-0 të arritur në Torino ndaj Sportingut të Lisbonës. Si duhet luajtur kjo përballje, ndërsa portugezët e vunë në vështirësi “Zonjën e Vjetër” në Itali?

“Kjo ndeshje duhet përballuar ashtu siç është, si një ndeshje teke, duke mos menduar se çfarë ndodhi në sfidën e parë, shprehet Maksi, — Në fund, do të shohim se çfarë rezultati do të kemi marrë. Të mos harrojmë se Sportingu eliminoi Arsenalin. Kur je në çerekfinale duhet të shkosh sa më përpara që të mundesh, të synosh finalen”.

Sfidanti.al