Mediat madrilene: Reali zgjat më tej “Regjimin e Vjetër”

“Mbreti” zgjat regjimin e vjetër”, është një titull i të përditshmes “Marka”, që bën shaka duke e krahasuar me regjimin e diktatorit Franko në Spanjë. Në Spanjë quhej pikërisht kështu “Regjimi i Vjetër”, por më shumë u njoh me këtë emër pushteti i mbretërve në Francë, “Ancien Regime”, që vazhdoi me qindra vjet deri në Revolucionin Borgjez të vitit 1789. Titulli i “Markës” ishte për kualifikimin e Realit ndaj Çelsit. “AS” bën bashkim fjalësh me titullin “Rodrigol”, pasi të dy golat u shënuan nga Rodrigo. Reali ka arritur në gjysmëfinale 11 herë në 13 edicionet e fundit të Championsit, dhe kjo statistike nuk ka nevojë për koment.

Sfidanti.al