Barazimi me polemika i prish shumë punë Milanit!

Është një fundjavë pas Championsit dhe në prag të Championsit. Si e tillë, ishte e qartë që në fillim që skuadrat favorite do të vuanin dhe kështu ndodhi. Një nga ato që vuajti më shumë ishte Milani që barazoi 1-1 në fushën e Bolonjës, duke mos arritur të hidhte hapin e duhur për të qenë më i sigurt në katërshen e parë të Serisë A, që të kualifikon sërish për në Ligën e Kampionëve. Sansone shënoi që në 1’ për vendasit dhe Pobega barazoi në 40’, ndërsa trajneri kuqezi, Pioli, protestoi duke kërkuar dy penallti për ekipin e tij. “Më vjen keq që arbitrat nuk kanë luajtur futboll”, – tha Pioli. Trajneri i Bolonjës, Tiago Mota, deklaroi se “nëse ishte penallti ndaj Rebiçit më mirë mos të merremi më me këtë punë”, duke shtuar se “ku ta mbante dorën Lukumi, apo të kërkojmë pantallona të shkurtëra me xhepa?”.

Sfidanti.al