Ka kritika nga mediat bavareze për trajnerin Tomas Tuhel

Ndeshja u quajt një zhgënjim në Mynih, dhe u theksuar se Mançester Siti i Pep Guardiolës dominoi. Ndër të paktët që shpëtuan nga shigjetat ishte francezi Pavar që u cilësua “Kaizeri” dhe po ashtu Leroi Sane, që ishte “Bomberi”, ndonëse humbi disa raste. Nuk pati asnjë lojtar tjetër që të veçohej si “Zoti i Futbollit” apo “Mjeshtri i Ndeshjes”. Gjithsesi, kritikat më të mëdha i mori trajneri Tomas Tuhel, që sipas mediave në Bavari mori vendime të gabuara, duke lënë në stol Tomas Mylerin, duke mos i dhënë ndihmë Xhamal Musialës që vuajti shumë, ndërsa tani duhet të mendohet mirë për Bundesligën.

Sfidanti.al