Milani dhe të tjerët luftojnë për 50 milionë euro në gjysmëfinale

Kualifikimi në Champions prej kohësh nuk është më vetëm një sukses sportiv. Futbolli është një biznes i madh dhe kalimi në katërshen e Ligës së Kampionëve do të thotë fitime të mëdha. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, nëse Milani fiton biletën për në gjysmëfinale, do të marrë edhe 50 milionë euro, nga burime nga më të ndryshme. Natyrisht, këto para do t’i fitojnë edhe gjysmëfinalistët e tjerë që mund të jenë Interi, apo Reali, apo Çelsi, apo Siti apo Bajerni.

Sfidanti.al