Jasir Asani, më i miri i muajit mars në Ligën e Koresë së Jugut!

E nisi shkëlqyeshëm karrierën në vendin e largët. Jasir Asani ishte në gjendje që të realizonte tri herë në një ndeshje të vetme për ekipin e tij, Kuanxhu, në Ligën Profesioniste të Koresë së Jugut. Ky shpërthim i futbollistit shqiptar bëri që ai të zgjidhej si lojtari më i mirë i muajit të kaluar nga vetë faqja zyrtare e ligës koreanojugore. Asani shkoi në Lindjen e Largme në moshën 27-vjeçare, pasi provoi karrierën në Europë. Shqiptari i lindur në Shkup luajti në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri për Partizanin ku arriti të shpallej kampion i vendit.

Më pas luajti në Superligën e Hungarisë ku gjithashtu u dallua, për të bërë përfundimisht transferimin në Korenë e Jugut. Forma e tij e mirë nuk i shpëtoi syrit të trajnerit të kombëtares, Silvinjo, i cili e thirri për ndeshjen eliminatore të Kampionatit Europian ndaj Polonisë. Asani ishte titullar në 27 mars në “Stadiumin Kombëtar” të Varshavës, duke u dalluar ndonëse kuqezinjtë u mundën minimalisht 0-1.

Sfidanti.al