Harrohet shkatërrimi ndaj Milanit, Napoli i afrohet tirtullit!

Iu desh një autogol, por gjithsesi fitorja u arrit. Për skuadrën e Luçiano Spaletit gjithçka u kthye në “shina” dhe diferenca me rivalët u mbajt e madhe, madje edhe u zmadhua, kjo pas gabimeve të skuadrave milaneze. Xhovani Di Lorenco kaloi Napolin në epërsi në fushën e Leçes, por Di Françesko barazoi në nisjes të pjesës së dytë. Autogoli i Galos në 64’ ndihmoi kryesuesit që të merrnin tri pikët dhe të arrinin në kuotën 74 ndaj 55 të Lacios që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e saj, ndërsa Milani ka 52 e Interi 51. Napoli pati epërsi në Leçe me 69 për qind mbajtje topi, por gjuajtjet ishin 6-3 për vendasit dhe 3-2 në kuadrat për miqtë.

Sfidanti.al