Presidenti Duka po i afrohet 100 % të votave edhe në UEFA! Ishalla vjen ajo ditë dhe UEFA na e merr për vete presidentin, duke na lënë pa “babë”, se fundja fundit, tërë këto 20 vite e ca e rriti me duart e veta. Një ditë më pare, paskan qënë zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe presidenti ynë ka fituar 45 vota nga 55, që ishin në total. Po cilët vallë ishin ata 10 –të “tradhëtarë” që nuk e dhanë votën, pasi do të presim edhe 4 vite të tjera për të arritur kuotën “shqiptare” ..100%.
Një zot e di, flitet se e di vetëm zoti i futbollit, të të duan kaq shumë në UEFA dhe mos të të duan kaq shumë.. në vendin tënd. Në një vend që futbollit i kanë dhënë shpresa se do të jetojë nëse UEFA, një ditë fatlume, e merr për vete presidentin tonë. Dhe kjo duket rruga e vetme, sepse për ta hequr qwnka sikur tw heqësh Murin Kinez. Sepse na u kujtua ajo barsaleta, kur dikush pyet tjetrin se çfarë do të thotë “mafie”…
E di se çfarë është mafia? – nis shpjegimin ai. Je mbledhur në shtëpi me njerëzit e afërt duke festuar ditlindjen e 20-të të djalit. Në mes të festës , bie dera dhe dikush i panjohur shfaqet tek pragu.
E pyetën : kush jeni ju? Jam mafia- tha ai dhe i uroi për 20 vjetorin e djalit duke i dhënë një zarf plot me para. Festa në familje u ndez edhe më shumë, pale kur ndanë dhe paratë dhe nga qejfi thërrisnin “rroftë Mafia, rroftë mafia”. Por, pas 5 vitesh, kur po festonin prapë 25- vjetorin , dera gati u hap vetë nga qejfi kur trokiti dikush. Dhe kur të gjithë i thonin : po të prisnim, hajde në tavolinë! I panjohuri ia preu : “ Djali juaj, tani është i joni. Do të vijë me mua se e ka blerë mafia”…
Edhe ne, na kanë dhënë shpresë se kjo histori mund të përsëritet kur UEFA, tamam në një natë feste dhe harbimi, të trokasë dhe të na thotë : “ Ky presidenti nuk është më juaji, sepse e ka rritur UEFA me paratë e saj..”
Sfidanti.al