Rrallë herë ndonjë lojtar ka bërë një paraqitje të tillë të kompletuar në stadiumin e lavdishëm katalanast. Eduardo Kamavinga nuk pati golat e Karim Benzemasë, apo vrapimet e rrufeshme në kundërsulm të Vinisiusit, por dominimi në mesfushë nga ana e francezit ishte total. Ai realizoi të 33 pasimet që tentoi, pati 64 prekje të topit, fitoi të 8 ndërhyrjet për top që bëri (numri 1 i ndeshjes), bëri 7 spastrime të rrezikut (numri 1 i ndeshjes), fitoi 10 nga 14 duelet në tokë (numri 1 i ndeshjes) dhe nuk shkaktoi asnjë faull!
Sfidanti.al