Sulmuesi serb i Fulhamit pati një reagim të ashpër në gjaknxehtësi e sipër, duke shtyrë arbitrin, dhe për këtë Disiplina në Angli i dha një ndëshkim “shembullor”. Aleksandar Mitroviç është dënuar me 8 ndeshje pezullim, ndonëse nga Premier Liga do të kërkohet më shumë dhe ka apelim. Në të kaluarën, kampionati anglez ka parë disa histori të tilla. Po 8 ndeshje u dënua Ben Theçer i Man. Sitit në 2006, aq sa ishte edhe numri i ndeshjeve të Luis Suarezi që ofensoi Patris Evranë e Man. Junajtidit. Pruton i Sauthemptonit pati 10 ndeshje dënim në 2005. Suarezi mori 10 ndeshje dënim pasi kafshoi Branislav Ivanoviçin në 2013, po 11 ndeshje edhe Paolo Di Kanio që shtyu arbitrin, 12 ndeshje Barton i QPR-së. Adrian Mutu pati 7 muaj dënim për doping, Rio Ferdinand 8 muaj po për drogën dhe Bosniç 9 muaj, ndërsa dënimin më të madh e ka marrë Erik Kantona pasi goditi me kung fu një tifoz në 1995, plot 9 muaj.
Sfidanti.al