Ksavi: Edhe ne vjet fituam 4-0 në Madrid, por nuk morëm asnjë trofe!

Natyrisht që mbeti i pakënaqur me ekipin e tij, ndërsa ndjen se rezultati nuk i përgjigjet lojës. Përballja në “Kamp Nou” ishte e ekuilibruar mes Barcelonës dhe Realit, por madrilenët fituan 4-0 duke zgjidhur më mirë momentet kyçe. “Nëse Madridin nuk e “vret”, atëherë rrezikon shumë, – tha trajneri katalanas, Ksavi Hernandez, – duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet dhe të kemi kujdes nga kundërsulmi siç ndodhi këtë herë. Gjithsesi, edhe ne vjet fituam 4-0 në Madrid, por nuk morëm asnjë trofe në fund të sezonit”.

Sfidanti.al