Interi, kjo “anijë që mbytet”, dorëzimi me Fiorentinën i rrezikon Championsin!

Në një garë kaq të vështirë dhe të fortë në Serinë A për Ligën e Kampionëve, një humbje e tillë ishte gjëja e fundit që duhej. Interi luante në “San Siro”, në prani të publikut të vet, dhe përballë një ekip të përballueshëm si Fiorentina, por duket se të besuarit e trajnerit Simone Inzagi e kanë humbur qetësinë. Nëse në Champions ia dolën në një farë mënyrë të arrinin çerekfinalet, zikaltërit po tregojnë se nuk i mbajnë dot “dy kunguj nën një sqetull”. Jo vetëm humbën 0-1 pas golit të ish-milanistit Bonaventura, por edhe ishin më të dobët sesa “vjollcët”. Fiorentina realizoi 11 gjuajtje drejt portës në krahasim me 8 të Interit, dhe gjuajtjet në kuadrat ishin barabar 2-2. Tashmë, zikaltërit kanë 50 pikë dhe rrezikohen të kalohen nga Milani e të mbërrihen nga Roma. Renditja e zonës Champions në Serinë A është e tillë: Lacio 52 pikë, Interi 50 (+1 ndeshje), Atalanta 48 (+1), Milani 48, Roma 47, ndërsa edhe Juventusi mund të llogaritet

Sfidanti.al