Ishte java e parë e sezonit dhe diçka e veçantë duhej të ndodhte. Bejsbolli amerikan nisi vitin e tij të radhës, ndërsa akush nuk e imagjinonte se çfarë do të ndodhte në stadiumin e Los Anxhelos Doxhersave. Ndërsa luhej sfida mes ekipit vendas dhe miqve nga Arizona, një tifoz hyri në fushë, kuptohet pa leje. Synimi ishte t’i propozonte për martesë shoqes së tij që ndodhej në tribunë, por inskenimi nuk i doli plotësisht me sukses. Rojet e sigurisë ndërhynë që në çastet e para. Sidoqoftë mesazhi u dha. E dashura e tij tregoi pastaj për televizionet amerikane se u habit pa masë, pasi nuk e priste një gjë të tillë.
Padyshim që ishte e lumtur. E qartë që Rikardo e kishte menduar gjithçka në fshehtësi, madje fillimisht plani ishte që ta bënte propozimin nga tribuna, por pastaj vendosi për diçka më të madhe për partneren, dhe nënën e fëmijës së tij: “Unë doja që e gjithë bota ta mësonte që unë e dua dhe se unë isha gati të bëja gati të pamundurën për të”. Mediat amerikane bënë shaka se vërtet Los Anxhelos Doxhersat e humbën ndeshjen e tyre ndaj Arizonës, por Rikardo dhe e shoqja e tij e fituan ndeshjen e dashurisë. Jo vetëm kaq, por komentet ishin se Rikardo vërtetoi se dashuria sjell dhimbje.
Sfidanti.al