Deri javën e kaluar në krye ishte Zhoel Embijd, dhe ylli i Filadelfias dukej në formë të madhe. Gjithsesi, mjaftoi mungesa e tij në duelin direkt për Nikola Jokiçit, që rivali të kthehej në krye. Të paktën, kështu shkruan faqja zyrtare e NBA-së, që titullon se Jokiç ka vendin e parë me një mesatare gati prej tripëll dabëlli, dhe me Denverin që është pranë fitores së titullit në Konferencën Perëndimore për herë të parë në histori. Jokiç ka edhe 29 tripëll dabëlla këtë sezon duke qenë më i miri.
Sfidanti.al