Kroacia triumfon në “ferrin” e Bursës, vendos Kovaçiç

Treshja e madhe e mesfushës vazhdon të jetë aty. Luka Modriç, Marcel Brozoviç si dhe Mateo Kovaçiç (në vend të Ivan Perishiçit) dirigjuan lojën e Kroacisë që triumfoi 2-0 në stadiumin e Bursës ndaj Turqisë vendase. Në prani të 40 000 tifozëve, ishte Kovaçiç që shënoi dy gola, si dhe Livakoviç që vazhdoi formën e Botërorit me pritjet e tij të shkëlqyera. Pas gabimit në ndeshjen e parë, me barazimin në shtëpi, skuadra numër 3 e Botës e tregoi veten duke fituar në fushën e një rivali shumë të vështirë. Kualifikimi për ne Europian është plotësisht i arritshëm.

Sfidanti.al