Kombëtarja humbi , por në Poloni u ngjall së “vdekuri” !

Humbjet janë humbje, por sikur na e do shpirti të kthehemi tek pagëzimi i moçëm “humbje dinjitoze” , por nuk e themi dot! Presidenti Duka do të jetë bërë pishman, kur vite më parë, “hoqi me ligj” që t’i gëzoheshim një ndeshje me duar bosh, pra, kur nuk kemi marrë pikë. Këtë herë ishte ndryshe, edhe “zotat” u shfaqën me radhë, para dhe pas ..betejës.

Presidenti Duka zbriti në fushë para ndeshjes,bëri “golin e ti” tw radhës kur premtoi për një fitore në Varshavë,ndërsa krymeministri Rama , pas ndeshjes, doli nga të parët për ta përjetuar pozitivisht humbjen, ndeshjen e parë të Silvinjos..

Po cila është e vërteta? E vërteta e futbollit, ndryshe nga politika, pale kur luan Kombëtarja, nuk vjen nga lart, por lind poshtë..nga fusha. Dhe Kombëtarja e Silvinjos e pësoi nga zakoni i vjetër i mbrojtjes , mungesë reagimi apo kordinimi tek aksioni i golit polak, por ajo që bëri për 90 minuta , s’do të quhej vjedhje,.. po të kishte edhe një rezultat tjetër. Në këto momente, kur qajmë për rastin e humbur të Uzunit, madje edhe vetë Silvinjo “lagu” mikrofonin me frazën “sikur ta kishte bërë Uzuni golin”, na duket sikur e kërkojmë një gozhdë për të “varur” fatin e kësaj ndeshjeje…

Sfidanti.al