Vdes Xhani Mina, gazetari i shquar italian ishte 84 vjeç!

Një nga njerëzit e mëdhenj të profesionit dhe të sportit. i tillë Xhani Mina, gazetari i shquar italian, që mbylli sytë në moshën 84-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër të zemrës. Njeriu që pati një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer, ishte protagonist i intervistave me personalitetet e mëdhenj të sportit si Muhamed Ali, Diego Maradona, Pietro Menea, ndërsa u bë i famshëm për intervistën 16-orëshe me ish-liderin kuban, Fidel Kastro. Vdekja e Xhani Minës u përjetua fort në Itali, por edhe jashtë saj dhe ngushëllimet e vlerësimet ishin të mëdha në rrjetet sociale.

Sfidanti.al