Trajneri i Shqipërisë foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes me Poloninë në Euro 2024, dhe deklaroi se mbeti i kënaqur nga loja dhe nga çfarë dhanë lojtarët e tij në Varshavë. “Nuk është e drejtë, – tha braziliani, – Natyrisht që jo. Barazim dhe asgjë më shumë”. Silvinjio bëri një analizë të asaj që bëri Shqipëria. “Jam i kënaqur me ndeshjen time të parë në stolin e Shqipërisë, sepse lojtarët luajtën me zemër dhe dhanë shpirtin në fushë, – deklaroi ai, – Kjo është shumë e rëndësishme në futboll. Ekziston ana taktike, mbrojtja, sulmi, hapësirat, ana teknike, talenti. Gjithsesi, për mua ka edhe një tjetër element, futbolli në një kombëtare është shpirti dhe zemra, dhe lojtarët dhanë gjithçka. E gjitha kjo më bën të besoj se barazimi do të ishte më i drejtë. Topi nuk deshi të hynte. Vërtet nuk hyri dhe ne e humbëm ndeshjen, por jo në mënyrë të drejtë. Punova 6 ditë me ta, ata më kuptuan dhe bëmë ndryshim moduli. Luajtëm me 4-3-3, 4-2-3-1, në 10 minutat e fundit ishim 4-4-2. Ata kuptuan gjithçka dhe dhanë gjithçka. Nuk është e lehtë. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por nga karakteri dhe shpirti i lojtarëve të mi sigurisht që po”.
Sfidanti.al