Edhe Kristiano Ronaldo është i lumtur me Roberto Martinezin!

Një erë e re duket se ka nisur tek Portugalia, ndonëse luzitanët këta vjet kanë qenë vërtet një skuadër e madhe. Pas fitores së Euro 2016-ës dhe të Ligës së Kombeve në 2017, portugezët pritën edhe disa vjet dhe tani larguan Fernando Santosin për të marrë në stol trajnerin Roberto Martinez. Ish-drejtuesi i Belgjikës duket se po punon shumë mirë dhe mediat europiane shkruajnë se edhe Kristiano Ronaldo është i lumtur me skemat dhe me filozofinë e tij të lojës.

Sfidanti.al