Guardiola nuk e di nëse do ta ketë Halandin ndaj Liverpulit!

Sulmuesi norvegjez është kthyer në Mançester dhe do të vazhdojë riaftësimin pas dëmtimit të pësuar në Kupën e Anglisë. Ai ishte me kombëtaren e Norvegjisë, por nuk luajti për shkak pikërisht të këtij lëndimi. Tashmë, pritet nëse Erling Halandi do të mundet të bëhet gati për sfidën e madhe të Sitit ndaj Liverpulit në 1 prill në “Etihad” në Premier Ligën angleze. Guardiola padyshim që është i shqetësuar, ndonëse skuadra e tij ka edhe lojtarë të tjerë. Halandi ka shënuar 42 gola këtë sezon duke qenë më i miri i kampionëve të Anglisë dhe i gjithë Europës.

Sfidanti.al