Yjet e Bajernit e quajnë “pa shpirt” bordin drejtues që shkarkoi Nagelsmanin!

Janë lojtarë me rëndësi dhe me peshë në skuadër që kanë një përshtypje të tillë dhe kjo mund të ndikojë edhe për keq. Xhoshua Kimih dhe Leon Gorecka janë ndër ata që kanë shprehur fjalë vlerësimi për ish-trajnerin Julian Nagelsman, duke e cilësuar si njeri me karakter, e kanë qenë mjaft të zhgënjyer me vendimin e marrë nga drejtuesit. Sipas mediave bavareze, në skuadrën e Bajernit është arritur deri aty saqë shkarkimi i Nagelsmanit është quajtur “vendim i pashpirt” nga ana e bordit.

Sfidanti.al