Për të dhjetën javë radhazi skuadra mori pikë dhe nuk pësoi humbje, ndërsa shumicën i ka fitore. Granada këtë herë ia doli pa Myrto Uzunin, lojtarin dhe shënuesin e saj më të mirë, edhe pse ishte një sukses tepër i vështirë. Rikard Sançez shënoi në “ekstremis” ndaj Oviedos për triumfin minimal 1-0. Kjo fitore bëri që skuadra e Uzunit të mbetet në dy vendet e para të renditjes së Ligës së Dytë të Spanjës, më pranë vendit të parë dhe më pranë ngjitjes për në La Ligë. Uzuni do të jetë sot në fushë ndaj Polonisë në Varshavë, në eliminatoret e Europianit dhe më pas do të kthehet, si autor i 20 golave këtë kampionat.
Sfidanti.al