Mateo Retegi, Italia më në fund e ka gjetur qendërsulmuesin

Shtatlartësia është e respektueshme, 1.85 metër. Po ashtu talenti nuk mungon aspak, dhe nuhatja për golin shihet që larg. Matego Retegi deri pak kohë më parë nuk ishte aq shumë i njohur, një lojtar i huazuar nga Boka Juniorsi tek Tigre në Divizionin e Parë të Argjentinës, por tashmë emri i tij është në gojën e “gjithë botës”. Mediat shkruajnë se Italia e ka gjetur qendërsulmuesin pasi “oriundi” i radhës shënoi gol në të dytë ndeshjen radhazi me fanelën e kaltër. Vetëm të tillë si Kinalja, Enriko Kieza dhe Orsolini kanë shënuar 2 gola në 2 ndeshjet e para. Tashmë, 23-vjeçari i ka të hapura dyert e karrierës, dhe flitet se Interi ka avantazh për ta marrë, ndoshta për shkak të Havier Zanetit apo edhe të Lautaro Martinezit.

Sfidanti.al