Çfarë po ndodh me Luka Donçiçin dhe me Dallasin?!

Superylli nga Sllovenia mbetet gjithmonë i madh, njëri nga dy shënuesit më të mirë të NBA-së këtë sezon me mbi 33 pikë për ndeshje, dhe një nga 5 pretendentët për të fituar titullin e Lojtarit më të Mirë të Sezonit. Gjithsesi, Luka Donçiç nuk po kalon momentin më të mirë dhe as Dallasi i tij. Ai shënoi 40 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 8 asistë, veçse Dallasi u mund 104-110 nga Sharlota, disfata e 7-të në 9 ndeshjet e fundit. Vetë Donçiç mori teknikun e 16-të dhe nuk do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Indianës. Dallasi rrezikon të mbetet jashtë edhe plej init.

Sfidanti.al