Konte largohet nga Totenhemi, vallë e pret Juvja apo Interi?!

Trajneri është i tillë, dhe kështu ka qenë gjithmonë. Kur thua Antonio Konte, ke thënë edhe sukses, por edhe paparashikueshmëri e nervozizëm të skajshëm. Kështu ndodhi edhe tek Totenhemi, kur italiani shpërtheu në konferenën e shtypit kundër skuadrës dhe drejtuesve, ngjarje që përfundoi me ndarje të dyanshme. Thuhet “me mirëkuptim”, ndërsa Spërsat kanë ulur përkohësisht në stol ndihmësin Stelini, në kërkim të trajnerit të katërt në dy vjet. Po Konte? Me gjasë do të kthehet në Itali, në Serinë A tek Interi apo tek Juventusi.

Sfidanti.al