Kualifikohet Kombëtarja? Vata shenjon “Ballistin”, Lala ..Marokun!

Kanë qënë të dy kapitenë të Kombëtares, si Rudi Vata ashtu dhe Altin Lala, të dy kanë qënë futbollistë që “dhuronin “ zemrën” për 90 minuta në fushë. Kur flitet për Kombëtaren , dy kapitenët i përkasin dy universeve të ndryshme, madje duken si..kundërshtarë, që nuk ka shirit kapiteni që i bashkon opinionet..

Tamam në prag të ndeshjes me Poloninë , sot në mbrëmjë, Vata dhe Lala kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me fatin e Kombëtares në një sezon të ri, me trajner të ri. Vata , më rebeli nga kapitenët që ka patur Kombëtarja, ka lëshur një batutë që shpon të kaluarën e lavdishme: “ Na duhet një Ballist Morina tjetër që të arrijmë kualifikimin këtë sezon…”

Ndërsa Lala na tregon një rrugë më optimiste për të shkuar në Eurpian: “ Le të imitojmë Marokun e Botërorit! Unë mendoj se Polonia na ka frikë pasi janë në presion se duhet ta fitojnë ndeshjen patjetër. Kam besim se Silvinjo ka energjinë e duhur si trajner i Kombëtares..”

Vata “beson” se vetëm nga qielli, pra me dron, si dikur, do të shkonim në Europian, Lala beson se ka rrugë nga toka, pasi kemi gjetur njeriun e duhur ne stol, Silvinjon. Siç duket, jemi lodhur aq shumë me Rejën sa efekti Silvinjo ishte magjik …e fitoi zemrat edhe pa bërë ndeshje. Por, njohja e vërtetë, siç kanë porositur të moçmit, është pas..beteje!

Sfidanti.al