Ka më shumë se 20 vjet në NBA dhe është padyshim njëri nga yjet më të mëdhenj, në mos më i madhi. Lebron Xhejmsi e tregon madhështinë e tij edhe në faktin se thuajse kurrë nuk e ka nisur një ndeshje nga stoli. Flitet për qindra sfida të tilla, dhe u desh të vinte ajo e Lejkërsave ndaj Çikago Bullsave, që “Mbreti” i basketbollit të shënonte ndeshjen e dytë që e niste nga stoli që kur vuri këmbë në Arenat e NBA-së. Lebroni hyri si zëvendësues në sfidën Lejkërs-Bulls, që miqtë e fituan 118-108 duke prishur festën e kthimit të legjendës nga dëmtimi. Xhejmsi shënoi 19 pikë dhe kapi 9 topa në tabela në gati 30 minuta.
Sfidanti.al