Trajneri i kombëtares doli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes në Poloni në eliminatoret e Kampionatit Europian, dhe nuk deshi të tregohej i humbur që përpara sesa të luhej. “E dimë se ndeshja është e vështirë, – thotë Silvinjo, – por do të luhet. Janë 90 minuta. Polonia është e fortë, por jemi të lumtur me punën që kemi bërë. Unë di se rezultati vendoset në fushë. E kemi objektiv që të kualifikohemi. Ne përfaqësojmë njerëzit, kombin. Është një përgjegjësi e bukur”. Silvinjo kërkon që të luhet në bllok në sulm e në mbrojtje, ndërsa padyshim që do të ketë mbulim të veçantë për Levandovskin.
Sfidanti.al