Kapiteni legjendar Arijan Ademi e mbyll me Dinamon e Zagrebit!

Momenti i lamtumirës është gjithmonë i vështirë. Ky çast erdhi edhe për Arijan Ademin, kapitenin e Dinamos së Zagrebit, që luajti ndeshjen e fundit për skuadrën më të madhe të Kroacisë. Shqiptari nga Maqedonia u përcoll në mënyrë madhështore nga tifozët në stadiumin “Maksimir” përpara sfidës së kampionatit kundër Rijekës. Ai mbajti në duar fanelës ku shkruhej numri prej 373 ndeshjesh zyrtare që ka luajtur për Dinamon, dhe që iu dorëzua nga presidenti i klubit.

Merr fund kështu një histori e madhe dhe e veçantë edhe për një klub të tillë ku kanë luajtur lojtarë si Luka Modriç apo Manxhukiç. i lindur në Kroaci, por me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Ademi luajti për 12 sezone me Dinamon e Zagrebit duke fituar tituj, e duke arritur suksese edhe në Champions apo në Ligën e Europës. Pas ndeshjes ai u pyet se cilët momente mund të veçonte nga karriera e tij.

“Kam pasur shumë momente të mëdha tek Dinamo. Kemi pasur fitore të shumta dhe të bukura. E kam të vështirë të veçoj ndonjërën. Gjithsesi, dita e sotme është e veçantë për mua. Nuk e di se çfarë do të bëj, ndoshta do ta lë futbollin”. Arijan Ademi do të hyjë në histori si futbollisti me më shumë trofe në historinë e Dinamos së Zagrebit, plot 21, nga të cilët janë 11 tituj kampion të Kroacisë.

Sfidanti.al