Nuk dëshiron të ndalet edhe pse është 38 vjeç. Kristiano Ronaldo është kthyer në kombëtaren e Portugalisë, pas dëshpërimit në Botërorin e Katarit, dhe synimi është për të thyer një tjetër rekord. Nëse superylli do të jetë në fushë këtë të enjte në ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit në eliminatoret e Kupës së Botës, atëherë ai do të hyjë në histori. Ronaldo do të arrinte në 197 ndeshje për kombëtaren, duke kaluar rekordin që mban së bashku me një futbollist nga Kuvajti. Badr Al-Mutava ka 196 ndeshje me ekipin e tij kombëtar, po aq sa Kristiano.
Besohet se 38-vjeçari i ka të gjitha shanset për t’ia dalë sepse pritet që të aktivizohet në ndeshjen e Europianit, madje të jetë titullar. Portugalia do të drejtohet nga trajneri i ri, Roberto Martinez, që më parë ka qenë në stolin e Belgjikës. Ronaldo, ndërkaq, është shumë i lidhur me rekordet pasi mban disa prej tyre në futbollin botëror. Ai është lojtari me më shumë gola për ekipet kombëtare, dhe po ashtu mban rekordin e golave në gjithë historinë e futbollit botëror.
Sfidanti.al