Çelsi shpreson që Broja të kthehet para fundit të sezonit!

Natyrisht që do të jetë tepër e vështirë, por që të ëndërrosh nuk kushton asgjë. Mediat angleze shkruajnë se Armando Broja mund të bëjë një rikthim në fushë shumë më shpejt sesa pritej, ndërsa videoja e publikuar nga Çelsi në Instagram ka krijuar entuziazëm tek tifozët. Analistë të ndryshëm, ish-futbollistë, shprehen se sulmuesi shqiptar po bën pas 12 javësh stërvitje të tillë që zakonisht bëhet pas 5 apo 6 muajve, dhe kjo do të thotë se riaftësimi po shkon më mirë sesa pritej. Broja ka nisur punën në sallë të mbyllur, me ushtrime fizike, por edhe me topin, ndërsa gjendja e tij duket shumë e mirë.

Natyrisht, ai nuk është ende gati për t’u bashkuar me shokët apo për t’u kthyer në fushë, por shpresa është që kjo të mund të ndodhë në maj, në fundin e sezonit. Në atë kohë mund të vendoset fati i Çelsit për sezonin e ardhshëm, pra pjesëmarrja në Champions, ndërsa nuk dihet sesi do të shkojë edicioni në Ligën e Kampionëve ku blutë janë përballë Realit. Broja u dëmtua në gju në dhjetor të vitit të kaluar dhe vlerësimi i parë ishte që ai do ta humbiste sezonin, e do të kthehej në ekip në fazën përgatitore.

Sfidanti.al