Plot 12 vjet më parë, sulmuesi Geiho (Geijo) arriti të shënontë 24 herë në një sezon të ligës së dytë të Spanjës. Nëse rekordi absolut është 25 rrjeta dhe mbetet në fuqi që nga viti 1956, ky tjetri është gjithashtu shumë i vështirë për t’u kapërcyer. Myrto Uzuni gjithsesi ka vendosur të lerë takim me historinë, pra të synojë rekordet. Me 20 gola të shënuara deri tani, sulmuesi i kombëtares shqiptar është 4 rrjeta larg asaj që Geiho bëri në 2010-2011. Beratasi mbetet i frymëzuar e ndoshta do t’ia dalë.
Sfidanti.al