Kontrata e tij u anulua për atë që La Liga e cilësoi një shkelje. Nuk janë aspak kohë të mira për Barcelonën, dhe paradoksalisht pikërisht tani kur ndodhet në vend të parë në renditjen e kampionatit spanjoll, ndërsa nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Gavit. Njëri nga mesfushorët më të mirë të ekipit të trajnerit Ksavi Hernandez, mund të largohet me parametër zero në fund të sezonit, dhe shumë klube në Europë po mendojnë për të. Mes tyre, ka nga ata në Angli (Liverpul, Arsenal, Siti etj.), Paris SG në Francë apo edhe Bajerni i Mynihut në Gjermani. Gavi mund të zgjedhë të qendrojë tek Barcelona, por varet sesi do të jetë fati i ekipit pas hetimeve për korrupsion.
Sfidanti.al