Largimi i Rasëll Uestbrukut duket se bëri mirë, ndërsa edhe dëmtimi i legjendës së koshit nuk po prish shumë punë. Lebron Xhejms nuk po arrin dot të kthehet në parket, por Los Anxhelos Lejkërsat po fitojnë më në fund. Skuadra kaliforniane po udhëhiqet nga Entoni Dejvis, që shënoi 35 pikë e kapi 17 topa në tabela në suksesin 123-108 në fushën e Nju Orlinsit. Vendasit nuk e kishin Zajon Uilliamsonin, dhe kjo u shfrytëzua mirë. Bisli pati 24 pikë, D’Anxhelo Rasëll shtoi 17 pikë, 5 topa në tabela, 3 asistë, 2 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh, Rivis arriti në 14 pikë dhe Haçimura në 12. Lejkërsat janë tashmë në zonën plej in, në vend të 10-të, por i kanë mundësitë për të hyrë në plej of, në vend të 6-të.
Sfidanti.al