Nuk dihet nëse do t’ia dalin, sepse magjistari nga Argjentina duket se dëshiron të shkojë në Perëndim, jo në Lindje. Gjithsesi, në Arabinë Saudite do të bëjnë të vetën. Sheikët kërkojnë edhe Lionel Mesin për ta vendosur përballë Kristiano Ronaldos, për të rikrijuar duelin e madh të dikurshëm në Europë, në Spanjë. Mediat shkruajnë se Al Itihadi ka 225 milionë euro rrogë në sezon për kampionin e botës, gjë që do të thotë se do të jenë 25 milionë euro më shumë sesa Al Nasri i jep Ronaldos.
Sfidanti.al