Kur Xhamal Musiala vendosi të përfaqësonte “pancerët” në vend të Anglisë, në shtetin e madh europian pati gëzim. Një talent i shkëlqyer zgjodhi Gjermaninë, ashtu siç ka bërë edhe një sulmues i ri dhe shumë i mirë si Florian Virc, por mediat “teutone” kanë ngritur alarmin për të tjerët. Të tillë si “Sport1”, “Bild” apo “Sport Bild”, sa për të cituar disa, shkruajnë se Xhan Uzun, Raul Kënig, Ejup Ajdin, Lazar Samarxhiç, Igor Matanoviç dhe Malik Tilman kanë vendosur të luannë përkatësisht për Turqinë, Spanjën, Turqinë, Serbinë, Kroacinë dhe SHBA-në. Në këtë rrugë duken edhe Kenan Jildiz dhe talenti i Bajernit të Mynihut, Paul Vaner.
Sfidanti.al