Alegri kërkon gol, Juvja rikuperon në stol Di Marinë dhe Kiezën!

Ndeshja nuk do të jetë e lehtë, pasi Frajburgu është një skuadër shumë e fortë, edhe pse aspak me përvojën dhe emrin e “Zonjës së Vjetër”. Gjithsesi, fitorja 1-0 në Torino nuk jep ndonjë garanci të madhe për sfidën e dytë të Ligës së Europës në fushën e Frajburgut. Këtë e thotë edhe trajneri Maks Alegri, që kërkon që ekipi i tij të shënojë. “Me një kundërshtar të tillë, vështirë të mbahet rezultati 0-0”, – thotë ai. Ndërkaq, ka lajme të mira të paktën pjesërisht. Dy ndër lojtarët kryesorë të sulmit, Angel Di Maria dhe Federiko Kieza janë bërë pjesë e skuadrës dhe pritet ta nisin ndeshjen nga stoli.

Sfidanti.al