Trajneri i ardhur nga Lajpcigu, tashmë në sezonin e dytë në Mynih, dëshiron të lerë shenjën e tij dhe shpreson të qendrojë gjatë në detyrë. Julian Nagelsman kërkon të realizojë një “revolucion” tek Bajerni dhe së pari objektivi është skema me 3 mbrojtës. “Sport Bild” raporton se klubi gjerman po përpiqet të rinovojë me Pavarin, në mënyrë që Nagelsmani të ketë 4 mbrojtës për skemën e tij dhe pikërisht De Ligtin, Upamekanon, Hernandezin dhe Pavarin, ndërsa këtu futet edhe Stanishiç. Po ashtu, nga lojtarët në krahë mund të largohet njëri pasi janë 4, Mane, Koman, Sane dhe Gnabri.
Sfidanti.al