Bastian Schweinsteiger do të largohet nga Manchester United. Mesfushori gjerman do të transferohet te klubi nga MLS, Chicago Fire dhe pritet që përtej oqeanit të tregojë edhe njëherë klasin e tij me topin pavaresisht moshes.
“Gjatë karrierës time, gjithmonë kam shijuar mundësi të reja dhe besoj se edhe kjo do të më ndihmoj të arrij diçka të madhe”, deklaroi Schweinsteiger.
“Transferimi im në Chicago Fire nuk bën përjashtim. Jam i bindur nga vizioni i klubit dhe filozofia e tij andaj dua t’u ndihmoj në këtë projekt”, theksoi ai.
Ish anëtari i Bayern Munichut do t’i bashkohet klubit amerikan javën e ardhshme.