Giann De Biasi ka paralajmëruar se Kombëtarja shqiptare, gjatë qëndrimit në Palermo, nuk do të vendoset në hotelet ku kanë qëndruar ekipet që janë mposhtur nga Italia në të kaluarën
“Në Palermo shqiptarët do të jenë patjetër më të paktë se në Genoa. Tek e fundit, besoj se zgjedhja e Federatës Italiane të Futbollit për ta luajtur ndeshjen në ishull është strategjike. Çdokush përpiqet të përdorë armët që ka në dispozicion. Duket qartë që i trembeshin një tjetër dyndjeje”, ka deklaruar italiani për “La Stampa”.
“Ndoshta e kanë zgjedhur Palermon edhe për një tjetër arsye: sepse u ka ecur; aty kanë marrë dy fitore në po kaq ndeshje. Por edhe ne nuk do të vendosemi në asnjë nga hotelet ku kanë ndenjur kundërshtarët që janë mposhtur nga Italia. Jam marrë vetë me këtë punë. ‘Këtu ka qëndruar Azerbajxhani’, më kanë thënë. Dhe unë: ‘Mirë pra, nuk do shkojmë te ky’”, vijoi De Biazi.
Ndeshja mes Italisë dhe Palermos do të luhet të premten nga ora 20:45 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusia 2018.