Andres Iniesta ka zbuluar diçka interesante nga fëmijëria dhe në foto e respekton këtë kohë të artë…me gjestin simbolik.
Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka zbuluar se kur ishte fëmijë kishte refuzuar transferimin te Barcelona.
Por, pas insistimit të babait, mesfushori spanjoll në vitin 1996 nga Albacete u transferua në Camp Nou, ku sot është një legjendë.
“Reagimi i parë ishte se unë nuk doja të shkoja në Barcelonë, sepse isha i lidhur me familjen dhe nuk mund të shkoja në një vend të largët pa ta”, ka rrëfyer Ineista për Bein Sports.
“Me kalimin e javëve babai më bindi, pasi kisha shumë besim në të dhe e respektoja shumë. Pas kësaj, ato ishte muajt më të këqija të jetës sime si një person, por me ndihmën e të gjithëve, nga dita në ditë, ajo ishte shumë më mirë.”, ka deklaruar ai.
Iniesta deri më tani ka bërë mbi 400 ndeshje për Barcelonën. Ai ka fituar tetë tituj në La Liga dhe katër trofe të Ligës së Kampioneve