Cila janë ndjenjat e Simeones për Realin e Madridit

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, ka thënë se kurrë nuk do të bëhet trajner i Real Madridit.

“Unë kurrë nuk do të bëhem trajner i Real Madridit,” tha trajneri argjentinas për Onda Cero, përcjell Express.

“Është logjike për shkak të ndjenjave të mija. As ata nuk besoj se do të më kërkonin. Jam i ri, ndoshta një ditë do të jem trajner i një ekipi tjetër spanjoll”, theksoi ai.

Por, ish ylli i Interit ka dëshirë që në të ardhmen ta drejtoj përfaqësues e Argjentinës.

“Në një moment, unë do të doja të jem trajneri i Argjentinën, por unë kam për tu përmirësuar si trajner. Unë do të doja të bëjë këtë  fundin e karrierës sime”, ka theksuar ai.