De Jong “ngrin” Ten Hagun: Dua të vazhdoj tek Barcelona!

Ky ishte mendimi i tij edhe verën e kaluar kur vetë klubi katalanas deshi me çdo kusht që ta largonte. Barcelonës i duheshin 70-80 milionë euro, si dhe që të largonte barrën e rrogës së Frenki De Jongut, veçse mesfushori holandez nuk u bind dhe vazhdon me të vetën. Së fundmi, mediat angleze shkruajnë se Ten Hag dëshiron ta marrë tek Mançester Junajtidi, siç deshi edhe në verë 2022, veçse fjalët e De Jongut janë të qarta. “Dua që të vazhdoj tek Barcelona, – thotë ai, – shpresoj që edhe Busketsi të vazhdojë”.

Sfidanti.al