Si ndihen tek Juvja pas këtij dështimi, që mund ta cilësojnë edhe të pamerituar? Alegri deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij luajti mjaft mirë, se lojtarët e tij patën raste dhe goditën shtyllat, dhe rikujtoi se në të vërtetë Juventusi ka fituar 50 pikë, jo 35. Edhe e përditshmja torineze, “Tutosport” thekson se “s’ke çfarë bën kur ke edhe fatin kundër, Juvja u dënua nga tre shtyllat dhe nga një gol nga distanca”. Gjithsesi, kjo disfatë e lë praktikisht ekipin piemontez pa shpresë për në Champions duke pasur vetëm 35 pikë, ndërsa gara në Serinë A mbetet e fortë për këtë objektiv. Pas Napolit, që po zhvillon kampionat tjetër, vjen Interi në vend të dytë pas fitore 2-0 ndaj Leçes me golat e shënuar nga Mkitarian dhe Lautaro Martinez. Për fat të keq nuk pati sërish asnjë minutë për Kristjan Asllanin, ndërsa pas zikaltërve që kanë 50 pikë, renditen Lacio me 48 si dhe Roma e Milani me nga 47.
Sfidanti.al