Cili është ndryshimi më i madh që ka pësuar Derbi ? Më parë, mbante erë futboll, tani mban erë..barut! Ndaj edhe tregohet anektoda, sa nëna puth djalin në ballë para se të shkojë në “luftën e Air Albanias”, në tymnajën që quhet derbi. Atje ku futbolli që copëzohet pa limit në fushë .. vlen vetëm për klasifikim, sepse në vlera mbetet iluzion, një zhgënim në krahasim me “spektaklin” e tifozëve.
Një spektakël, që ka ndryshuar kokë e këmbë historinë e Derbit: tani nuk janë më tifozët që shohin se çfarë bëjnë futbollistët në fushë, por janë futbollistët , që kanë “prerë biletë” për të parë lojën plot rrezik të tifozerive..
Mbrëmë ishte “Nata e mirë” , por futbolli e shndërroi në “nata e keqe”. Derbi i fundit ka vendosur disa rekorde, që vlejnë vetëm përrregulloren tonë, që ndryshe quhet “Ginesi i Superligës”. Kurrë nuk kishte ndodhur që ndeshja të ndërpritej aq shpesh nga kapsolat dhe fishekzjarret. Mbrëmë “shtëpia e futbollit”, siç u inagurua stadiumi, u shndërrua në një “depo armësh”. Dukej sikur në stadium, për të hyrë tifozwt, nuk të kërkonin biletë, por llojin e armatimit…
Sfidanti.al