Këtë herë nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës. Kristiano Ronaldo vërtet është një gjahtar goli, por jo gjithmonë shënon, e megjithatë në sfidën e fundit në Ligën Profesioniste në Arabinë Saudite ai shtoi edhe më tej një rekord botëror. Superylli portugez, në radhët e Al Nasrit, arriti fitoren e 755-të në karrierën e tij si futbollist profesionist, si askush tjetër deri tani. Të kuptohemi, rekordin CR7 e mbante vetë dhe ka lënë prapa legjenda të mëdha si Mesi, Pele, Romario apo Pushkash, sa për të përmendur ata që kanë bërë më shumë. Al Nasri fitoi 3-1 ndaj Al Batinit në stadiumin e vet, ndonëse Ronaldo nuk kontribuoi të paktën për rrjetat.
Vetëm pak ditë më parë, në 25 shkurt, Kristiano shënoi tregolëshin e parë në ligën saudite, e më herët kishte shënuar 4 herë në një ndeshje. Këtë edicion ai ka 8 gola e 2 asistë në 7 ndeshje të luajtura duke i pasur të gjitha mundësitë për të pretenduar Këpucën e Artë në në fund të kampionatit. Po ashtu, titulli është i mundshëm pasi Al Nasri kryeson renditjen. Ronaldo mban edhe rekorde të tjera në futbollin botëror, mbi të gjithë atë për golat e shënuar gjatë gjithë karrierës me ekipet e klubeve dhe me kombëtaren. Legjenda portugeze ka arritur në 826 ndeshje në plot 1 152 ndeshje.
Sfidanti.al