Benzema-Mesi, polemikat vazhdojnë në rrjetet sociale

Megjithëse kanë kaluar ditë, fitimi i trofeut si “Lojtari më i Mirë” nga Lionel Mesi vazhdon të bëjë zhurmë. Këtë herë në polemika, megjithëse në distancë janë përfshirë vetë protagonistët. Triumfi i sulmuesit argjentinas nuk është pritur mirë nga rivali i tij në këtë garë, Karim Benzema që u rendit në vendin e dytë. Fituesi i “Topit të Artë” ka nisur përplasjen në rrjetet sociale, duke postuar në llogaritë e tij një listë të sukseseve personale gjatë vitit të shkuar, ku fitoi gjithçka me Realin e Madridit. Ky postim është përkthyer si një pyetje e sulmuesit francez se si mund t’i ketë shpëtuar nga duart edhe trofeu si “Më i Miri”.

E menjëhershme ka qenë përgjitha e Lionel Mesi, që tregon se di të “driblojë” jo vetëm në fushë, por edhe kur bëhet fjalë për polemika. Si përgjigje ndaj Benzema, sulmuesi argjentinas ka postuar një foto me Kupën e Botës, si për të dhënë edhe arsyen se përse u zgjodh ai si lojtari më i mirë i vitit në ceremoninë e zhvilluar nga FIFA më 27 shkurt në Paris.

Sfidanti.al