Gavi e paska ofenduar rëndë Vinisiusin në “El Klasiko”!

Sulmuesi brazilian ka pasur vazhdimisht probleme në Spanjë, ndonëse trajneri i tij, Ançeloti, thotë se racizmi apo agresiviteti nuk “banojnë” vetëm në Iberi. Në derbin ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit, Vinisius pati përplasje me arbitrin Munuera Montero, sidomos pasi mori të verdhë në “mundjen” me Frenki De Jongun. “Përsëri ti, përsëri e njëjta gjë”, – thirri ylli i ri i Realit. Më pas, ai pati një përplasje me Gavin, i cili sipas një medieje spanjolle i bërtiti në fytyrë dhe e ofendoi. Vinisius u përgjigj me një buzëqeshje ironike.

Sfidanti.al